Breaking News

Middle East Eye: Një shkrepëse nga lufta e Brendshme në Arabinë Saudite

Rrjeti informativ Middle East Eye në një artikull të tij ka analizuar politikat e dështuara ekonomike të Arabisë Saudite dhe ka thënë se vetëm një shkrepëse e ndan këtë vend nga lufta e brendshme.

Sipas një njoftimi të Pars Today, rrjeti informativ në artikullin e tij “ lufta e brendshme në Arabinë Saudite”, shkruan se me shtimin e problemeve për shtetasit sauditë dhe punonjësit e huaj për shkak të ekonomisë së renduar, kriza në Arabinë Saudite është përshkallëzuar dhe kjo mund të çojë në trazira sociale. Me gjithë pozitën ekonomike që ka Arabia Saudite, burimet naftore të këtij vendi përdoren për politikat e dështuara, politika që kanë ndikuar negativisht në jetën e shtetasve dhe punonjësve të këtij vendi. Politikanët sauditë nuk arrijnë të kuptojnë faktin se taksat e vendosura herë pas here, dëmtojnë rëndë biznesin e vogël dhe tregtarët të cilët kanë të ardhura shumë të pakta. Rrjeti informativ përmendi edhe shpenzimet e mbretërisë gjatë vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite dhe shtoi se autoritetet saudite nuk janë aspak të interesuar mbi problemet ekonomike të popullit dhe pasurinë e vendit të vet ua japin vendeve të tjera. Ndërkohë në Arabinë Saudite, urrejtja dhe nevrikosja e popullit po shtohet për shkak të taksave të larta që shteti ka vendosur. Për momentin janë shuar shkëndijat e trazirave në shoqëri, mirëpo ekziston mundësia që kjo zjarri i revoltës të rishfaqet në kohën kur shoqëria të ketë humbur çdo gjë që ka.

Advertisements