Breaking News

Kasemi: Programi raketor i Iranit nuk përbën shkelje të rezolutave të OKB-së

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi, ka thënë se programi raketor i Iranit nuk përbën shkelje të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila miraton marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe G 5+1

. “Programi raketor i Iranit është në përputhje me Rezolutën 2231 dhe asgjë nuk mund të parandalojë Iranin nga ndjekja e politikave parimore dhe në rritjen e aftësive mbrojtëse”, tha z. Kasemi të mërkurën. Të martën, Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro një projekt-ligji për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit për shkak të programit raketor dhe rolit të tij të dyshuar në destabilizimin e Lindjes së Mesme. Projekt-ligji duhet të kalojë Senatin amerikan para se të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin Donald Trump për të vënë veton ose të nënshkruajë  atë. Zyrtari iranian tha se nëse miratohet dhe zbatohet, ligji do të dëmtojë zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes bërthamore, që është një marrëveshje shumëpalëshe ndërkombëtare.

Advertisements