Breaking News

Uashington: Lëshimi i raketës hapësinorë Simorg, veprim provokues

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, lëshimin e raketës që mbart satelitë në hapësirë e quajtur Simorg, e ka quajtur një veprim provokues dhe destabilizues të sigurisë së rajonit.

Sipas Hither Nourat, lëshimi i kësaj rakete, bie ndesh me përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore. Dje Irani ka lëshuar nga baza hapësinore Imam Khomeini (ra) raketën Simorg për mbartjen dhe transportimin e satelitëve në hapësirë. Amerika pas lëshimit të kësaj rakete ka nisur propagandë të gjerë në media dhe ka pretenduar se ndërtimi i kësaj rakete i jep Iranit mundësinë e posedimit të teknologjisë për prodhimin e raketave ndërkontinentale. Sipas tij Amerika deri tani nuk ka marrë raport zyrtar nga shërbimet e inteligjencës mbi lëshimin e kësaj rakete, por nëse raketa transportuese e satelitëve është lëshuar, ajo është shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB. Deklarata e Nourat vjen në kohën kur në marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 nuk është folur aspak për programin raketor të Iranit. Karakteristika jo e detyrueshme e rezolutës 2231 nuk ka lejuar që Amerika të detyrojë KS të OKB të marrë masa ndëshkuese kundër Iranit.

Advertisements