Breaking News

Baza ajrore Mbreti Fahad i Arabisë Saudite, sulmohet me disa raketa

Forcat jemenase kanë lëshuar me sukses disa raketa në drejtim të bazës ajrore Mbreti Fahan në Arabinë Saudite.

Kjo bazë ndodhet në rajonin Taef të Arabisë Saudite, njofton agjencia Fars e lajmeve. Ndaj kësaj baze janë lëshuar raketa balistike më rreze të mesme veprimi të tipit Berkan-1, të cilat kanë qëlluar me saktësi objektivin e caktuar. Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit njoftoi se sulmi me raketa ka befasuar Riadin dhe ishte një përgjigje ndaj agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Përkundër rasteve të mëparshme, kësaj here Jemeni ka lëshuar njëkohësisht disa raketa me qëllim që të krijohen probleme në sistemin mbrojtës anti-raketor Patriot të Arabisë Saudite.

Advertisements