Breaking News

Kasemi: Sanksionet e reja kundër Iranit, janë përsëritje e gabimeve të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se miratimi i sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit, është një prej veprimeve armiqësore të Uashingtonit dhe përsëritje e gabimeve të kaluara.

Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës të martën më 25 korrik në vazhdim të politikës armiqësore të Uashingtonit ndaj Teheranit, me 419 vota pro ka miratuar planin e plotë të sanksioneve kundër Iranit. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, tha se sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit janë në kundërshtim me natyrën e marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: “Këto veprime tregojnë këtë se Amerika nuk ka perceptim të drejtë ndaj Iranit dhe çështjeve të rajonit dhe nuk ka marrë mësim nga gabimet e saj strategjike të kaluara ndaj Iranit dhe rajonit të Lindjes së Mesme”. Kasemi duke thënë se Amerika gjithmonë ka synuar shtimin e veprimeve armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit, theksoi: “Rrethanat aktuale të botës dhe të rajonit të Lindjes së Mesme, por edhe ato të Amerikës, kanë ndryshuar në krahasim me të kaluarën dhe Amerika e sotme nuk e ka aftësinë e të kaluarës ndërsa edhe Evropa e sotme nuk është ajo Evropë e kaluar”. Bahram Kasemi në vazhdim e konsideroi të rëndësishëm kapacitetin mbrojtës të Iranit dhe deklaroi: “Kapaciteti mbrojtës dhe raketor i Iranit është parandalues dhe plotësisht në shërbim të stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të vendit dhe nuk do të jetë kundër asnjë vendi”.

 

Advertisements