Breaking News

Hezbullah: “Qëllimi i operacioneve në Arsal, është dëbimi i terroristëve nga rajoni

Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) ka thënë se qëllimi i operacioneve të forcave të Hezbullahut të Libanit për çlirimin e rajonit Arsal nga pushtimi i terroristëve, është dëbimi i terroristëve nga rajoni dhe ai fitoren e Rezistencës Islamike të Libanit në këto operacione ia dhuroi të gjithë myslimanëve, sidomos myslimanëve sunitë të cilët vetë janë bërë viktimë e terrorizmit takfirist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, të mërkurën në fjalimin e tij i cili është transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kanali televiziv Al Menar, vuri në dukje fitoret e rëndësishme të forcave të Rezistencës Islamike të Libanit në operacionet për çlirimin e Arsalit dhe deklaroi se edhe veprimet e ushtrisë së Libanit brenda në territorin e këtij vendi, kanë qenë shumë të rëndësishme në arritjen e këtyre fitoreve. Operacionet për çlirimin e lartësive në rajonin Arsal të Libanit dhe në pjesën perëndimore të rajonit Kalemun të Sirisë të cilat për tre vite ishin bërë arenë e veprimeve terroriste të terroristëve të grupeve Fronti Nusra dhe ISIS, kanë filluar nga e premtja e kaluar dhe po vazhdojnë akoma. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në vazhdim foli edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinës dhe vlerësoi sakrificën e palestinezëve të cilët gjatë ditëve të kaluara me rezistencën e tyre në Kodsin e shenjtë dhe në xhaminë Al-Aksa, kanë shënuar fitore të re përball regjimit sionist. Forcat ushtarake të regjimit sionist që nga dita e premte më 14 korrik deri më 17 korrik, me urdhër të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, kishin mbyllur portat e xhamisë Al-Aksa për myslimanët palestinezë ndërsa pas hapjes së tyre, kanë instaluar porta elektronike për kontrollin e myslimanëve palestinezë.

Advertisements