Breaking News

Sepah: Kemi neutralizuar një lëvizje provokative të marinës amerikane në Gjirin Persik

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah) kanë deklaruar se kanë neutralizuar një lëvizje provokative nga një anije e marinës amerikane në Gjirin Persik, pasi që thuhet se kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese në një anije iraniane.

“Këtë mëngjes, një anije e marinës amerikane në veri të Gjirit Persik lundroi drejt një anije patrullimi të marinës së Sepahut, e cila po patrullonte në ujërat ndërkombëtare dhe qëlloi dy të shtëna në ajër me qëllim provokimin dhe kërcënimin tone”, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë të martën. Anija e marinës së Spahut nuk i kushtoi vëmendje lëvizjes “provokative dhe joprofesionale” nga ana e marinës amerikane dhe vazhdoi me misionin e saj, shtoi ajo. Pas një kohe Sepah deklaroi se, anija e marinës amerikane u largua nga zona. Sepahu lëshoi ​​këtë deklaratë pasi që disa media perëndimore cituan një zyrtar të SHBA duke thënë se një anije e marinës amerikane kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese drejt një anije iraniane pranë Gjirit Persik të martën pasi anija iraniane erdhi brenda 150 metra në afërsi të saj . Zyrtari, duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se ‘USS Thunderbolt’ gjuajti të shtëna paralajmëruese pasi anija iraniane injoroi thirrjet në radio dhe bilbilin e anijes.

Advertisements