Breaking News

Sanksionet kundër Iranit dhe Rusisë, paketa më e plotë në histori

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në një deklaratë të lëshuar pas miratimit të ligjit të sanksioneve kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut tha se “Projektligji është një nga paketat më të plota të sanksioneve në histori”.

Sipas Uashington Post, Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën në favor të sanksioneve të mëtejshme ekonomike kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut me një shumicë të qartë votash (419 vota pro kundrejt 3 kundër) dhe kështu fuqia dhe autoriteti i Donald Trump për të shfuqizuar shumë nga sanksionet kundër Rusisë, kufizohet tejmase. Projektligji u rishikua javën e shkuar për të eliminuar disa nga shqetësimet e qeverisë amerikane, mbi ndikimin e mundshëm të sanksioneve në projektet e huaja të naftës dhe gazit, duke përfshirë partnerët rusë. Megjithatë, kushti i rishikimit të Kongresit mbeti i pandryshuar. Në lidhje me këtë, Edëard Royce, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, të martën tha se “këto tre qeveri [Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia] kërcënojnë interesat vitale të Shteteve të Bashkuara në pjesë të ndryshme të botës dhe destabilizojnë fqinjët e tyre. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders gjithashtu nuk dha komente nëse Trump do të nënshkruante sanksionet e miratuara nga Kongresi, apo jo. “Projektligji, i cili u miratua me mbështetjen dhe përkrahjen vendimtare dypartiake, është një nga paketat më të plota të sanksioneve gjatë gjithë historisë”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, pas miratimit të ligjit në fjalë. “Paketa e sanksioneve me qëllim mbrojtjen e sigurisë së amerikanëve do të ngushtojë jashtë mashe hapësirën e armiqve tanë më të rrezikshëm,” shtoi më tej ai.

Advertisements