Breaking News

Neutralizohen 120 atentate terroriste në Iran

Ministri iranian i informacionit njoftoi neutralizimin e 120 rasteve për sulme terroriste në Iran.

Sejed Mahmud Alavi, ka thënë se të gjithë autorët që kanë thurur plane për sulme terroriste në Iran, ose janë arrestuar ose janë vrarë. Ai vuri në dukje se në asnjë cep të Iranit nuk ekziston gjendje pasigurie dhe shtoi se ushtarët e panjohur të imamit Mehdiut, janë syri vëzhgues dhe veshi dëgjues i kombit iranian. Alavi shtoi se ministria e informacioni nuk lejon asnjë fuqi të depërtojë në Iran dhe të krijojë trazira në vend. Sa i përket sulmeve të fundit terroriste në Teheran, ministri Alavi tha se brenda 2 ditësh janë zbuluat të gjithë elementët përgjegjës që kanë ndërhyrë direkt dhe indirekt në këto sulme. Sejed Mahmud Alavi tha se vendet e botës janë shtanguar nga ndërhyrja e shpejtë dhe taktikat informative dhe të sigurisë së Iranit dhe shtoi se forcat ushtarakë përkrah forcave të rendit po kryejnë më së miri detyrën e ruajtjes së sigurisë dhe rendit në vend. Vlen të theksohet se nga sulmet terroriste në Teheran 18 shtetas iranian u martirizuan dhe me dhjetëra të tjerë u plagosën, sulme që u kryen nga grupi terrorist takfirist ISIS i mbështetur ushtarakisht dhe financiarisht nga Amerika dhe aleatët perëndimorë dhe arabë si Arabia Saudite.

Advertisements