Breaking News

Karta e djegur e Katarit, problematik për trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite

Muxhtahed, një prej aktivistëve të njohur në Twitter shkruan se dështimi i planit për grusht shteti në Katar dhe pamundësia e Arabisë Saudite për t’i imponuar kërkesat e veta këtij vendi, kartën e Katarit e ka kthyer në një çështje problematike për trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite.

Sipas një njoftimi të Al Alam, Muxhtahed aktivist i njohur i Twitter dhe kritik i familjes Al Saud, në faqen e tij personale ka shkruar se Muhamed Bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite ka ftuar një prej pjesëtarëve të familjes Al Thani të Katarit në Arabinë Saudite me qëllim që të realizojë grushtin e shtetit në Katar. Mirëpo dështimi i këtij grushti shteti dhe i sanksioneve të vendosura kundër Katarit, është bërë shkak që ky pjesëtar i familjes Al Thani të kthehet në një çështje problematike për autoritetet saudite, të cilët tashmë nuk dinë se si të sillen dhe ta heqin qafe këtë problem. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet kanë vendosur sanksione kundër Katarit dhe për normalizimin e marrëdhënieve me këtë vend nga Doha kanë kërkuar të ndërpresë marrëdhëniet me Iranin, Hezbullahun, të mbyllë kanali Al Jazeera dhe të mbyllë bazën turke në Katar.

Advertisements