Breaking News

Trump: Aeroplanbartësi i ri është “mesazh për botën”

Gjatë inaugurimit të aeroplanbartësit të ri amerikan, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai dërgon “mesazh prej 100 mijë tonelatave për në botë” për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tw Amerikws.

Mëtutje, gjatë inaugurimit të mbrëmshëm të aeroplanbartësit të ri, me emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford, Trump theksoi se aleatët amerikanë ‘mund të relaksohen’, por armiqtë e Amerikës do të “tronditen nga frika”, kur ata ta shohin anijen e re. Donald Trump vlerësoi se kjo luftanije, që ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë dhe është ndërtuar për tetë vite, është një “punë e jashtëzakonshme moderne”. Pjesëmarrja e presidentit amerikan në ceremoninë për luftanijen, USS Ford, në Norfolk të Virxhinias, në kuadër të javës me emrin, “Prodhuar në Amerikë”, është paraparë për promovimin e artikujve të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Advertisements