Breaking News

Irani i gatshëm të dërgojë medikamente dhe ekipe mjekësore në Palestinë

Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi se Irani është i gatshëm të dërgojë medikamente në Palestinë për të ndihmuar kurimin e të plagosurve palestinezë nga sulmet e fundit të forcave ushtarake të regjimit sionist në xhaminë Aksa.

Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, të dielën pasdite në takim me Khaled Kadumi, përfaqësuesi i lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Teheran, duke shprehur shqetësime për sulmet e forcave të regjimit sionist kundër palestinezëve në Kodsin e pushtuar dhe në xhaminë Aksa, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është e gatshme të dërgojë ndihma medikamente dhe pajisje mjekësore dhe të dërgojë ekipet e mjekëve specialistë për kurimin e të plagosurve palestinezë”. Nga ana e tij Khaled Kadumi, përfaqësuesi i lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Teheran, në këtë takim dënoi sulmet e fundit të regjimit sionist me pretekst të pushtimit përsëri të xhamisë Aksa dhe deklaroi: “Palestinezët do t’i japin përgjigje të fuqishme Tel Avivit për shkak të sulmeve të fundit të forcave ushtarake sioniste kundër palestinezëve”.

Advertisements