Breaking News

Ligjvënësit e Kongresit bien dakord për sanksionet kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut

Kongresmenët republikanë dhe demokratë kanë rënë dakord për planin e vendosjes së sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Më 15 korrik, në kuadër të politikave armiqësore të Uashingtonit kundër Teheranit dhe Moskës, Kongresi amerikan ra dakord për planin e ri të sanksioneve kundër Iranit dhe Rusisë, mirëpo votimi përfundimtar u shty për shkak të propozimit të republikanëve për futjen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut në këtë plan. Plani pritet të riformatohet si në Senat ashtu edhe në Kongres. Niki Halley, përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në OKB kohët e fundit ka folur mbi mbështetjen e Iranit dhe të Rusisë ndaj qeverisë së Bashar Asad presidentit të Sirisë në luftën 6-vjecare të këtij vendi kundër terroristëve dhe ka thënë se Donald Trump dhe administrata e tij janë duke analizuar një paketë me më shumë sanksione kundër Iranit dhe Rusisë për shkak të mbështetjes së Sirisë. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Turqia, me qëllim rrëzimin e qeverisë së presidentit Bashar Asad.

Advertisements