Breaking News

Qytetarët gjermanë kërkojnë Merkel kancelare edhe për mandatin e tretë

Në kohën kur 94% e përkrahësve të partisë Unioni Kristian kërkojnë që Angela Merkel të jetë kancelarë e Gjermanisë edhe për një mandat tjetër, edhe 25 % e përkrahësve të partisë Socialdemkrate kërkojnë gjithashtu që Merkel të qëndrojë edhe një mandat tjetër.

Faqja informative Pars Today duke cituar gazetën gjermane “Tags Spiegel”, njofton se rreth dy muaj të mbetur deri në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, sipas sondazheve më të fundit që janë zhvilluar me organizimin e kanalit televiziv gjerman ZDF dhe gazetës gjermane “Tags Spiegel”, 59% e qytetarëve gjerman kanë votuar për Angela Merkel edhe për një mandat tjetër në krye që qeverisë së Gjermanisë dhe vetëm 30% e qytetarëve gjermanë dëshirojnë që Martin Shulz, rivali i saj nga Partia Socialdemokrate, të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Martin Shulz, kandidati për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, së fundi ka paraqitur një vendim dhjetë pikësh për vendin e tij në kohën kur dhjet javë kanë mbetur deri në organizimin e zgjedhjeve parlamentare në këtë vend. Mirëpo siç duket edhe këto premtime nuk kanë arritur të ndryshojnë opinionin e qytetarëve gjermanë. Në bazë të këtyre sondazheve, nëse të dielën e kësaj jave do të organizohen zgjedhjet parlamentare në Gjermani, rreth 40% e qytetarëve gjermanë do të votonin për Partinë Unioni Demokracion dhe 25% e qytetarëve gjermanë do të votojnë për Partinë Socialdemokrate. Sipas këtij sondazhi, të majtët do të marrin vetëm 8% dhe partia ekstremiste Alternativa për Gjermaninë do të marrë vetëm 8% të votave.

Advertisements