Breaking News

OKB: Arabia Saudite përgjegjëse për vrasjen e qytetarëve jemenas

OKB e konsideron Arabinë Saudite përgjegjëse për vrasjen e 20 qytetarëve jemenas në qytetin Taiz.

Në sulmin e ditës së martë të avionëve sauditë në rajonin Moze në provincën Taiz, në jugperëndim të Jemenit, të paktën 20 civilë jemenas janë vrarë. Rupert Colville, zëdhënës i Komisariatit të lartë të OKB për të drejtat e njeriut, të premten zyrtarisht ka pranuar se avionët ushtarakë sauditë në sulmet e 18 korrikut, kanë qëlluar fshatin Al Shire në afërsi të rajonit Moze, në provincën Taiz. Colville ka theksuar se nga këto sulme rreth 20 civilë jemenas kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve kanë qenë 10 fëmijë. Regjimi saudit i mbështetur nga SHBA, nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin kundër Jemenit, duke bllokuar vendin e varfër arab nga anët tokësore, detare dhe ajrore me arsyetimin e rikthimit në pushtet të Abdurabe Mansur Hadit, president i dorëhequr i Jemenit.

Advertisements