Breaking News

Iraku pas ISIS-it!

Me dështimin e ISIS në Mosul, zyrtarisht nga ana e kryeministrit irakian i është dhënë fund operacioneve për çlirimin e këtij qytetit të rëndësishëm dhe strategjik. Mosuli, qyteti i tretë më i madh në Irak (pas Bagdadit dhe Basras), të martën më 10 qershor 2014 ishte pushtuar nga ISIS dhe aleatët e tij.

Rikthimi i kontrollit ndaj xhamisë 850 vjeçare AL Nuri, solli fitoren e forcave irakiane. Për shkak të lashtësisë së kësaj xhamie, Abu Bakr Bagdadi, lideri i grupit terrorist ISIS në qershor të 2014, shpalli kalifatin e tij në këtë xhami dhe pikërisht për këtë arsye kjo xhami kishte rëndësi për elementët e ISIS. Analistët mendojnë se çlirimi i Mosulit paraqet fillimin e fundit të pushtimit dhe fitoren e forcave dhe popullit irakian. Për shkak të rëndësisë që ka qyteti i Mosulit, ISIS kishte bërë përpjekje maksimale për të mbajtur pushtimin e këtij qyteti. Kryeministri irakian Heidar Ebadi ka njoftuar fundin e ISIS pas rimarrjes së xhamisë historike Al Nuri në zemër të qytetit të Mosulit. “Kthimi i xhamisë Al Nuri dhe i  minares së Al Hadbas shënon fundin e grupit famëkeq ISIS”, tha Ebadi në një deklaratë të enjten. Ushtria e Irakut rimori kontrollonin e xhamisë Al Nuri të enjten, njoftoi televizioni shtetëror irakian, që nënkupton çlirimin e qytetit, i cili ka qenë nën kontrollin e grupit terrorist që nga viti 2014. “Shteti i tyre fiktiv ka rënë”, tha zëdhënësi i ushtrisë irakiane gjeneral brigade Jahja Resul, për televizionin shtetëror irakian. Komandanti i policisë federale të Irakut më herët kishte njoftuar se shumë shpejt do të përfundojnë luftimet mes ushtrisë dhe grupit terrorist ISIS. Brigada e pestë e ushtrisë irakiane ka sulmuar zonën Bab i Ri në Mosul duke vrarë 12 terroristë dhe shkatërruar një bazë të raketave dhe sistemeve anti-ajrore të ISIS. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur në tetor të vitit 2016 dhe  në qershor të vitit 2017 ka ndodhur çlirimi i plotë i këtij qyteti. Komanda e operacioneve të përbashkëta në Irak ka njoftuar për arrestimin e 250 pjesëtarëve të ISIS në Mosul, pas shkatërrimit të këtij grupi dhe çlirimit të plotë të këtij qyteti. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane dhe Christos Stylianides, komisari për çështje humanitare i BE, në një deklaratë të përbashkët, çlirimin e plotë të qytetit Mosul e kanë quajtur “fazë përcaktuese” në rrugën e luftës kundër terrorizmit. Mogherini dhe Stylianides në këtë deklaratë kanë kërkuar nga qytetarët e Irakut që të fillojnë sa më shpejtë rindërtimin e vendit të tyre.

Advertisements