Breaking News

Ram Nath Kovind zgjidhet president i Indisë

Ram Nath Kovind me marrjen e mbi 2/3 të votave të deputetëve të parlamentit të Indisë, është zgjedhur president i këtij vendi.

Ai më 25 korrik do t’a bëj betimin dhe do të bëhet presidenti i 14 i Indisë. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ram Nath Kovind do t’a zëvendësojë z. Pernab Mukherxhi, një politikan veteran i Indisë i cili nga viti 2012 kishte udhëhequr Indinë. Kryeministri i Indisë në një mesazh të tij të publikuar në tuiter, ka uruar z. Kovind për zgjedhjen e tij president i Indisë. Kovind është 71 vjeç i cili më parë ka qenë guvernator i provincës Behar në lindje të Indisë, i cili nga ana e kryeministrit të Indisë Narandar Modi, është propozuar për president të këtij vendi.

Advertisements