Breaking News

Parlamenti i Polonisë miraton reformën polemike për Gjykatën e Lartë

Konservatorët në pushtet në Poloni sfiduan Komisionin Evropian duke votuar një ligj mjaft të diskutueshëm në lidhje me Gjykatën e Lartë, denoncuar nga ana e opozitës si një “grusht shteti” duke ulur ndjeshëm pavarësinë e gjyqësorit.

Duke i dhënë ekzekutivit një ndikim të fortë mbi Gjykatën e Lartë, Parlamenti polak nuk mori në konsideratë paralajmërimin e Komisionit Evropian që i kishte bërë thirrje një ditë më parë Varshavës për të “lënë mënjanë” reformat e sistemit gjyqësor, duke nxitur kërcënimin e sanksioneve të paprecedenta. Këto reforma synojnë kryesisht për të rritur kontrollin e pushtetit ekzekutiv mbi sistemin gjyqësor dhe duke rinovuar administratën. Dhoma e Ulët, ku partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) zotëron shumicën votoi projektligjin me 235 vota pro, kundrejt 192 kundër dhe 23 abstenime.

Advertisements