Breaking News

Zhvillohet takimi i tetë i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Takimi i tetë i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore zhvillohet të premten në nivel të zv/ministrave të Iranit dhe të vendeve të Grupit  5+1. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se takimi i fundit i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore u zhvillua në muajin maj të vitit 2017 në Vjenë të Austrisë.

Abas Erakçi dhe Maxhid Takhtravançi, zv/ministra të punëve të jashtme të Iranit, pas përfundimit të vizitës në Nju Jork, do të shkojnë në Vjenë dhe do të marrin pjesë në takimin e radhës së komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore. Njëkohësisht me këtë, gjatë javës së ardhshme do të zhvillohen takime të ekspertëve dhe të grupeve punuese mes Iranit dhe vendeve të Grupit 5+1. Ky takim zhvillohet vetëm disa ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë raportimit para Kongresit, ka konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements