Breaking News

Femrat e armatosura kurde izedi të Irakut luftojnë kundër ISIS në Raka të Sirisë

Vajzat dhe grat e armatosura kurde të komunitetit Izedi të Irakut po luftojnë kundër terroristëve të ISIS në Raka në veri të Sirisë përkrah kurdëve sirianë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se vajzat dhe grat e armatosura kurde të komunitetit Izedi të Irakut kanë shkuar në Raka, në veri të Sirisë për të luftuar me grupin terrorist ISIS në këtë qytet dhe për tu hakmarrë për krimet e terroristëve të ISIS që kanë kryer kundër vajzave dhe grave kurde të komunitetit Izedi në Irak. Në kohën kur grupi terrorist ISIS pushtoi Mosulin dhe rajonet rreth tij, zuri rob me mijëra vajza dhe gra kurde të komunitetit Izedi dhe më pas i ka shitur ato si skllevër në qytetin Raka të Sirisë. Një prej grave kurde të komunitetit Izedi ka theksuar se ka shkuar në Raka vetëm për hakmarrje. Vlen të theksohet se 3000 femra kurde të komunitetit Izdei ndodhen akoma të robëruara nga terroristët e ISIS.

 

Advertisements