Breaking News

Arabia Saudite i jep frymëmarrje artificiale grupit terrorist MEK

Republika Islamike e Iranit ashtu sikur theksohet në Kushtetutën e saj, marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë dhe me vende islame e konsideron një prej prioriteteve më kryesore të politikës së jashtme të saj.

Gjithashtu, qeveria e 11-të pas ardhjes në pushtet, ka theksuar në marrëdhëniet me vendet e rajonit në kuadër të zgjidhjes së krizave dhe zgjerimit të këtyre marrëdhënieve dhe shfrytëzimin e këtyre marrëdhënieve për mënjanimin e tensioneve dhe për zhvillimin e jetesës paqësore, e konsideron jetike. Fqinjësia dhe kufijtë gjeografik nuk janë diçka që mund të ndryshohet, prandaj dy vende fqinjë janë të detyruar të reduktojnë kontradiktat dhe mosmarrëveshjes në mënyrë që të bashkëjetojnë përkrah njëri-tjetrit. Mirëpo ajo çfarë është vërejtur gjatë viteve të fundit nga vendi fqinjë i rëndësishëm i Iranit, do të thotë Arabia Saudite, është një rrugë për kundër kësaj çështje dhe në kuadër të shtimit të kontradiktave dhe mosmarrëveshjeve. Sauditët sidomos pas ardhjes në pushtet njerëz të rinj dhe aventuristë si Muhamed bin Selman, kanë insistuar më tepër në shtimin e këtyre armiqësive dhe duke bashkëpunuar me grupin terrorist Muxhahedine Khalk i cili ekzistencën e vet e ka përkufizuar në armiqësinë me Iranin, po ndjek këtë armiqësi në mënyrë të hapur. Regjimi Al Saud i cili për shkak të mungesës së njohjes së mirë ndaj çështjeve rajonale dhe ndaj zhvillimeve në vendin fqinjë të tij do të thotë Iranin, ka ndjek politika të gabuara dhe jo parimore, edhe në lidhje me grupin terrorist Muxhahedine Khalk ka zgjedhur një rrugë e cila është në kontradiktë të plotë me parimet dhe ligjet ndërkombëtare dhe nuk përputhet me parimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve fqinjë.

Një vështrim mbi veprimet e grupit terrorist MEK gjatë katër dekadave të kaluara tregon se ky grup terrorist për të parandaluar shkatërrimin e vet, u shndërrua në vegël në dorë të diktatorëve të rajonit të Lindjes së Mesme për të çuar përpara armiqësinë kundër popullit iranian. MEK gjatë periudhës së luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, me një mendim optimist për të shkatërruar të gjithë ose një pjesë të Republikës Islamike të Iranit, u strehua në prehrin e ish-diktatorit irakian Sadama Husejn dhe u munduar të ketë bashkëpunime të ndryshme inteligjente dhe ushtarake me atë regjim dhe në fund gjatë operacioneve të quajtura “Mirsad”, pranoi disfatën në mënyrë më të keqe të mundshme. Grupi MEK edhe pas kësaj disfate nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij poshtëruese dhe duke zbuluar informacione rreth objekteve bërthamore të Iranit, kërkoi të ushtrohet presion mbi qeverinë dhe popullin e Iranit në një mënyrë tjetër. Mirëpo as kjo çështje nuk arriti të krijojë pengesa të mëdha në qëllimet dhe objektivat e Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements