Breaking News

Izraeli dhe Arabia Saudite ishin dakorduar më parë për instalimin e portave elektronike në xhamin Aksa

Ministri i sigurisë së brendshme të regjimit sionist bëri të ditur koordinimin e këtij regjimi me Arabinë Saudite për instalimin e portave elektronike në xhaminë Aksa.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Golad Ardan, ministri i sigurisë së brendshme të regjimit sionist deklaroi se ky regjim në lidhje me instalimin e portave elektronike në xhaminë Aksa, më parë kishte koordinuar qëndrimet me disa vende arabe si me Arabinë Saudite. Ai deklaroi se porta elektronike së shpejti do të instalohen edhe në zona të tjera të Kodsit të pushtuar. Vlen të theksohet se të premten në mëngjes në kuadër të një operacioni martirizues të kryer nga palestinezët në afërsi të portës Bab Al-Amud brenda në xhainë Aksa në Kodsin e pushtuar, u martirizuan tre palestinezë dhe u plagosen pesë sionistë që dy prej tyre kanë vdekur si pasojë e plagëve të rënda. Si pasojë e këtij operacioni, policia e regjimit sionist ka mbyllur portat e pjesës së vjetër të qytetit Kods dhe xhaminë Aksa dhe ka ndaluar hyrjen e palestinezëve në këtë xhami.

Advertisements