Breaking News

Zarif paralajmëron presidentin Trump/largimi i Iranit nga marrëveshja opsion mbi tryezë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump tha se në rast të shkeljes së marrëveshjes nga ana e Uashingtonit, Irani do të largohet prej marrëveshjes bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, në një intervistë dhënë National Interest, tha se nëse shkeljet që i bëhen marrëveshjes bërthamore do të jenë të tilla që efikasiteti i saj të humbasë, atëherë Irani do të dalë nga kjo marrëveshje. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi se Irani deri tani ka ndjekur një rrugë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe gjatë kësaj kohe është konsultuar me komisionin e përbashkët për shkeljet e bëra nga Amerika në këtë marrëveshje. Marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo Amerika si një prej anëtarëve të këtij grupi ka shkelur marrëveshjen në fjalë. Donald Trump presidenti amerikan është një prej kundërshtarëve të fuqishëm të marrëveshjes bërthamore e cila është konfirmuar nga KS i OKB dhe nga ANEA.

Advertisements