Breaking News

Ushtria e Sirisë merr nën kontroll disa zona naftore në provincën e Rakasë

Ushtria e Sirisë ditën e hënë në vazhdim të fitoreve të saj përball grupeve terroriste, ka marrë nën kontroll disa fusha të tjera naftore në shkretëtirën jugperëndimore të Rakasë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria e Sirisë ka deklaruar se fusha naftore “Dejlea” dhe fusha e gazit “Zamle” në jugperëndim të provincës Raka tani ndodhen nën kontrollin e plotë të forcave siriane. Ushtria e Sirisë gjithashtu ditën e shtunë ka deklaruar se gjatë operacioneve kundër terroristëve në rajonin shkretinor në jugperëndim të provincës Raka, ka çliruar dhe ka marrë nën kontroll fushat naftore Al-Vahab, Al-Fahd, Dabisan, Al-Kasir, Abul-Katat dhe Abu Katash, si dhe disa fshatra të këtij rajoni. Vlen të theksohet se shumica e fushave të naftës së Sirisë ndodhen në provincës Hasake në verilindje të Sirisë dhe në provincën Raka të këtij vendi. Ndërkohë ushtria siriane me mbështetjen e forcave të rezistencës ka avancuar drejt rajonit Xhabal Al-Bushra, një prej bazave kryesore të grupit terrorist ISIS, 55 km në perëndim të qytetit Dejr Al-Zur. Mediat informative të Sirisë kanë bërë të ditur se avionët luftarakë të Rusisë kanë bombarduar pozicionet e grupeve terroriste në rajonet rreth qytetit Al-Sakhane i cili konsiderohet porta e provincës Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.

Advertisements