Breaking News

Amerika thekson përsëri se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore

Qeveria e Amerikës ka deklaruar se Iranit i ka qëndruar besnikë të gjitha zotimeve të tij të bëra në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Grupin 5+1.

Faqja informative NPR njoftoi se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, ditën e hënë konfirmoi se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore duke i qëndruar besnik të gjitha zotimeve të bëra në kuadër të kësaj marrëveshje. NPR duke cituar funksionarët e qeverisë së Amerikës, pavarësisht kësaj, e ka konsideruar Iranin kërcënim serioz për interesat e Amerikës në Lindjen e Mesme. Qeveria e Amerikës çdo 90 ditë një herë duhet të raportojë në Kongres rreth zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Kjo është hera e dytë që qeveria e Donald Trump pavarësisht kundërshtimit të marrëveshjes bërthamore, pohon se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar tërësisht marrëveshjen bërthamore.

Advertisements