Breaking News

900 automjete të djegura dhe 370 persona të arrestuar, është bilanci i protestave në ditën e pavarësisë në Francë

Autoritetet e Francës kanë deklaruar se gjatë protestave dhe trazirave të dhunshme në ditën e pavarësisë së këtij vendi, janë djegur rreth 900 automjete dhe janë arrestuar rreth 370 persona nga policia e Francës.

Agjencia e lajmeve Mizan njoftoi se sipas autoriteteve të Francës, gjatë dy ditëve të kaluara gjatë kremtimeve me rastin e ditës së pavarësisë së Francës, janë zhvilluar protesta të dhunshme gjatë të cilave janë djegur 897 automjete dhe janë arrestuar 368 persona. Këto statistika janë publikuar nga Ministria e Brendshme e Francës dhe tregojnë se numri i arrestimeve është reduktuar në krahasim me vitin e kaluar. Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme të Francës, gjatë kremtimeve të 13 dhe 14 korrikut të vitit të kaluar, janë arrestuar 577 persona ndërsa këtë vit kjo shifër është reduktuar në masë të dukshme. Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjithashtu ka marrë pjesë në ceremoninë për kremtimin e ditës së pavarësisë së Francës dhe kanali televiziv NBC në lidhje me këtë ka thënë: “Populli i Francës për çdo vit në ditën e pavarësisë së këtij vendi, gjithashtu manifestojnë edhe bashkëpunimin e Paris-Uashington, por siç duket prania e Trump në këtë ceremoni këtë vit ka ndryshuar çdo gjë.

Advertisements