Breaking News

10 miliardë dollarë investime të jashtme në petrokiminë e Iranit në 18 muaj të kaluar

Irani në 18 muajt e kaluar, ka arritur të nënshkruajë kontrata në vlerë 10 miliardë dollarësh me vendet evropiane dhe të Azisë Lindore për investime të drejtpërdrejta të jashtme në industrinë e petrokimisë.

Husejn Alimorad, drejtori i investimeve në kompaninë kombëtare të petrokimisë së Iranit, të hënën deklaroi se pjesa më e madhe e këtyre kontratave janë nënshkruar me Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe Kinën. Alimorad duke thënë se Irani gjatë kohës së sanksioneve ka arritur në një nivel të mirë të zhvillimit të industrisë së petrokimike, shtoi: “Interesimi i palëve të huaja për të investuar në industrinë e petrokimisë së Iranit, është shumëfishuar pas njohjes së potencialeve të Iranit”. Aktualisht potenciali i prodhimit në industrinë petrokimike të Iranit ka arritur në 62 milionë ton dhe potenciali i instaluar ka arritur në 72 milionë ton.

Advertisements