Breaking News

Transmetohet drejtpërdrejtë vetëvrasja kolektive i një grupi të sulmuesve kamikazë të ISIS në Irak

Si pasojë e disfatës së grupit terrorist të SISI përball forcave irakiane, disa sulmues kamikazë të këtij grupi terrorist-takfirist në brigjet e lumit Tigër kanë bërë vetëvrasje në mënyrë kolektive.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në një veprim të paparë kanali televiziv Al Mejadin i Libanit ka transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Iraku operacionin e vetëvrasjes kolektive të një grupi të sulmuesve kamikazë të grupit terrorist ISIS. Sulmuesit kamikazë të ISIS pasi ishin rrethuar në brigjet e lumit Tigër dhe pasi kuptuan se nuk mund të shpërthejnë lëndët eksplozive në mesin e ushtarëve irakianë, me një veprim të paparë, bërën vetëvrasje kolektive. Njësiti i “Shqiponjave” të forcave të armatosura të Irakut ka paralajmëruar pjesëtarët e mbetur të grupit terrorist ISIS në perëndim të Mosulit se kanë vetëm dy rrugë: ose të vriten ose të dorëzohen. Ndërkohë komanda e shtabit të përbashkët të operacioneve në Irak të shtunën ka deklaruar se 250 terroristë të ISIS janë arrestuar në tunelet në Mosul. Raid Shaker Xheodat, komandanti i policisë federale të Irakut, ka thënë se numri i civilëve që kanë ikur nga kthetrat e ISIS nga Mosuli, është 9635 persona, ndërsa numri i personave të shpërngulur në Irak ka arritur në 63604 persona. Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut me 10 korrik shpalli çlirimin e plotë të qytetit Mosul.

Advertisements