Breaking News

Protesta në përkujtim të grusht shtetit të vitit të kaluar në Turqi

Turqia të shtunën në mbrëmje kremtoi njëvjetorin e grusht shtetit të dështuar, ku një fraksion i ushtrisë së vendit u përpoq të merrte pushtetin nga presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit e ka konsideruar këtë moment si “rilindjen e Turqisë”, teksa fushata masive dhe e ashpër e spastrimeve në radhët e punonjësve shtetërorë ka vijuar edhe në prag të këtij përvjetori të parë. Gjatë trazirave të krijuara si pasojë e këtij grusht shtetit, paktën 260 persona humbën jetën dhe 2.196 u plagosën.  Nga ajo kohë, qeveria ka arrestuar rreth 50.000 persona dhe ka shkarkuar më shumë se 150.000 punonjës nga institucionet shtetërore në një spastrim që vijoi deri në prag të përvjetorit. Sidoqoftë, kjo kundërpërgjigje e ashpër e Rexhep Taip Erdogan ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te opozita. Kritikët thonë se Erdogan po përdor spastrimet për të frenuar mospajtimin politik. Një protestë e madhe u organizua javën e kaluar, ndërkohë që të tjera pritet të zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme. Data 15 korrik, është deklaruar ditë pushimi kombëtar. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i adresoi një fjalim mjaft emocionues dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në përkujtimin e 1 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit. “Njerëzit atë natë nuk kishin armë. Ata kishin një flamur dhe më e rëndësishmja, ata kishin besimin e tyre. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve të kombit tim, që atë natë mbrojtën vendin e tyre”, tha Erdogan. “Puçistët që mbyllën urën atë natë, donin ti tregonin botës se e kishin nën kontroll, por u kundërshtuan nga mijëra njerëz që dolën në rrugë atë natë, për të mbrojtur nderin e kombit të tyre. 250 persona humbën jetën, por vendi fitoi të ardhmen”, u shpreh Erdogan.

Advertisements