Breaking News

Kompanitë e huaja investojnë në sektorin e petrokimisë së Iranit

Zv/ministrja iraniane e naftës ka thënë se kompanitë e huaja mes tyre kompania franceze Total, janë të interesuar për të investuar në industrinë e petrokimisë së Iranit.

Marzie Shahdaji sa i përket nënshkrimit të kontratave mes Iranit dhe kompanive të huaja tha: Kompanitë ndërkombëtare janë të interesuar që të nënshkruajnë marrëveshje dhe kontrata me Iranin të cilët vetë janë garantues të financave dhe burimeve monetare. Ajo e cilësoi të nevojshme shtimin e investimeve të huaja në Iran dhe tha se për të parandaluar shitjen e produkteve neto dhe për të shtuar përfitimet sekondare është e nevojshme thithja e investitorëve të huaj dhe e teknologjisë së re. Investimi i kompanisë Total në projektin Asaluje në jug të Iranit kap vlerën 2 miliard dollarë, tha ndër të tjera zv/ministrja Shahdaji.

Advertisements