Breaking News

Mogherini: Të gjithë palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet të jenë korrekt

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini deklaroi se të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore me Iranin duhet të jenë korrekt në zbatimin e angazhimeve të tyre.

Federika Mogherini, marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 e cilësoi një sukses historik për sigurinë e rajonit dhe të botës dhe një sukses diplomatik. Me rastin e dyvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, shefja e diplomacisë evropiane tha se dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe 1 vit nga zbatimi i saj, të gjitha palët kanë zbatuar me sukses marrëveshjen në fjalë. Marrëveshja bërthamore është konfirmuar nga KS i OKB dhe është një marrëveshje që i përket të gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare dhe për këtë nga të dyja palët pritet që të zbatojnë të gjitha angazhimet dhe zotimet e tyre. BE është e angazhuar për zbatimin dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe këtë marrëveshje e shfrytëzon si bazë për të analizuar dhe zgjidhur të gjitha tensionet dhe konfliktet në rajon. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 u nënshkrua më 14 korrik 2015 dhe u konfirmua nga rezoluta 2231 e KS të OKB. Akordi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje u arrit më 16 janar të vitit 2016.

Advertisements