Breaking News

Miratohet plani amerikan për të parandaluar konfliktet me Iranin në Gjirin Persik

Dhoma e Përfaqësuesve  në Amerikë ka miratuar një plan ku propozohet krijimi i një kanali komunikues me Iranin me qëllim që të parandalohen aksidentet mes dy vendeve në ujërat e Gjirit Persik.

Ky plan është propozuar nga dy përfaqësues demokratë dhe republikanë në dhomën e Përfaqësuesve. Plani i është bashkuar ligjit të kompetencave për mbrojtjen kombëtare dhe është miratuar nga shumica e ligjvënësve amerikanë. Në bazë të këtij plani departamenti amerikan i Mbrojtjes duhet të bashkëpunojë me departamentin amerikan të Shtetit, që të japin një raport lidhur me mundësinë e komunikimit dhe bisedimit me Iranin për të anashkaluar çdo aksident dhe përplasje në det. Departamenti amerikan i shtetit duhet të raportojë në kongresin amerikan lidhur me dobitë e një marrëveshje ushtarake dypalëshe apo shumëpalëshe mes Amerikës, Iranit dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është parandalimi i aksidenteve ushtarake në Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit. Plani tani duhet të shkojë në Senat për tu kthyer në ligj.

Advertisements