Breaking News

Katari kërkon bisedime në bazë të respektit reciprok

Ministri i jashtëm i Katarit shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të zhvilluar bisedime në bazë të respektit reciprok dhe duke respektuar sovranitetin kombëtar.

Muhamed Bin Abdul’rahman Al thani, ministër i jashtëm i Katarit pas takimit me sheik Muhamed Abdullah Mubarak Sabah ministër këshilltar i kryeministrit të Kuvajtit dhe me Rex Tillerson sekretar amerikan I shtetit, takim që u zhvillua në Doha tha: Qeveria e Katarit mirëpret bisedime konstruktive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me vendet e tjera. Sheik Abdullah Bin Zajd Al Nahian ministër i jashtëm dhe i bashkëpunimeve ndërkombëtare të Emirateve në një fjalim të tij ka thënë: Katari nuk ka më shumë sesa dy opsione për të zgjedhur, ose t’i bashkohet koalicionit të luftës kundër terrorizmit, ose të renditet në anën tjetër dhe njëkohësisht Doha duhet të përpiqet më shumë për të ndryshuar pikëpamjet e shumë vendeve lidhur me mbështetjen financiare të terroristëve. Enver Gargan ministër këshilltar i jashtëm i Emirateve gjithashtu ka thënë: Kriza me Katarin po shkon drejt fazës së një zjarri të butë dhe duke pasur parasysh kushtet aktuale ndërprerja e marrëdhënieve do të zgjasë pasi Katari nuk po tregon shenja për ndryshimin e qëndrimeve të tij.

Advertisements