Breaking News

Dy vjet nga marrëveshja bërthamore, Amerika nuk respekton detyrimet e saj nga kjo marrëveshje

Ministri i jashtëm i RII ka akuzuar SHBA për mospërmbushjen e plotë të detyrimeve të saj që dalin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke penguar herë pas here Republikën Islamike të gëzojë përfitimet e plota të marrëveshjes.

Duke folur me gazetarët pas mbërritjes së tij në Nju Jork, Mohamed Xhevad Zarif theksoi se të gjitha palët në marrëveshje, e cila zyrtarisht njihet si Plani i Përbashkët i Veprimit, duhet të mbeten të përkushtuara ndaj kushteve të marrëveshjes. Zarif është në Nju Jork për të marrë pjesë në forumin politik të nivelit të lartë të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm. “Për fat të keq deri më tani, Shtetet e Bashkuara, duke mbetur në nivelin më të ulët të mundshëm në pajtim me marrëveshjen, nuk kanë respektuar në kohë, letrën dhe më së shumti shpirtin e marrëveshjes duke mos lejuar Iranin të gëzojë përfitimet e plota të marrëveshjes bërthamore. Ne besojmë se ata duhet t’a rishikojnë qëndrimin e tyre karshi marrëveshjes, sepse pozicionimi aktual nuk është i përshtatshëm”, tha Zarif. Zarif argumentoi se politika e Perëndimit ndaj presionit ndaj Iranit ka rezultuar e paefektshme, duke shtuar: ” Plani i Përbashkët i Veprimit është një marrëveshje shumëpalëshe që ishte rezultat i negociatave shumëvitëshe”. “Ishte gjithashtu rezultat i shumë viteve të presionit. Pas të gjitha këtyre presioneve nuk arritën të sillnin rezultatet që pritën për të vendosur imponime mbi popullin iranian, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse për të arritur një zgjidhje të negociuar”, shtoi ministri iranian. “Unë mendoj se në fund, të gjithë do t’a shohin se marrëveshja do të përfaqësojë një rezultat që ishte mundësia më e mirë për të gjitha palët e interesuara”, vuri në dukje ai. Deklaratat e Zarif vijnë në përvjetorin e dytë të marrëveshjes historike, e cila u nënshkrua më 14 korrik 2017, midis Teheranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia – plus Gjermania. Plani i Përbashkët i Veprimit u miratua më vonë nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që nga janari i vitit 2016, kur Plani i Përbashkët i Veprimit hyri në fuqi, Organizata Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila monitoron zbatimin teknik të marrëveshjes, në raporte të shumta ka konfirmuar pajtueshmërinë e Iranit. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Presidenti i SHBA, Donald Trump e përshkroi marrëveshjen bërthamore me Iranin si një “katastrofë” dhe u zotua të anulojë atë në mënyrë të njëanshme. Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e përshkroi të martën marrëveshjen historike bërthamore me Iranin si një marrëveshje ndërkombëtare që “nuk i përket një vendi”, duke vënë në dukje se të gjitha palët në marrëveshje “kanë përgjegjësinë për të siguruar që kjo të vazhdojë për tu zbatuar”.

Advertisements