Breaking News

Ushtria e Sirisë forcën pozicionet në jugperëndim të Rakasë

Ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj pas luftimeve të fundit me grupin terrorist ISIS në provincën Raka në veri të Sirisë, ka avancuar drejt qendrës së kësaj province.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë në Raka ka çliruar mbi 15 fshatra dhe disa puse të naftës në një sipërfaqe rreth 40 km2 dhe ka arritur në 30 km afër qytetit Raka. Forcat e ushtrisë së Sirisë me dëbimin e terroristëve të ISIS nga zonat naftore të këtij rajoni, po vazhdon operacionet kundër terroristëve të ISIS në rajonet e tjera të kësaj province. Nga ana tjetër gjatë operacioneve ajrore të forcave të ushtrisë së Sirisë në pjesën lindore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë, është shkatërruar një depo e armatimeve dhe municionit të grupit terrorist ISIS dhe janë vrarë mbi 20 terroristë dhe janë shkatërruar pajisjet e tyre luftarake. Helikopterët e ushtrisë së Sirisë në pjesët perëndimore të provincës Alepo kanë shpërndarë lajmërime në të cilët është kërkuar nga grupet e armatosura që të dorëzojnë armët dhe të përfitojnë nga amnistia e qeverisë së Sirisë dhe të kthehen në jetën normale. Ushtria e Sirisë në këto lajmërime ka theksuar se nuk ka mbetur shumë deri në përfundimin e luftës dhe thyerja e terroristëve është e sigurt.

Advertisements