Breaking News

Merkel jep pëlqimin për formimin e Ministrisë së Ekonomisë së Evropës

Kancelarja e Gjermanisë ka rënë dakord për themelimin e Ministrisë për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Evropës.

Kanali televiziv Euronews njoftoi se Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, të enjten në konferencën për shtyp të përbashkët me Emmanuel Macron, presidentin e Francës që u zhvillua në Paris, bëri të ditur se ajo ka rënë dakord me propozimin e Macron për integrim më të madh në zonën e euros duke krijuar Ministrinë e Çështjeve Ekonomike dhe Financiare dhe për buxhetin e përbashkët. Kancelarja e Gjermanisë dhe presidentin e Francës gjithashtu kanë theksuar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e garantimit të sigurisë për qytetarët e evropianë si garantimin e sigurisë kibernetike dhe respektimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes për klimën që u arrit në Paris. Merkel dhe Macron duke vë në dukje kundërshtimin e Amerikës ndaj marrëveshjes së Parisit për Klimën, u shprehen optimist që Trump do të rishikojë mendimin për largimin e Amerikës nga kjo marrëveshje.

Advertisements