Breaking News

Xhahangiri: Kontrata e Iranit dhe Total, shkaktoi dështimin e amerikanëve

Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nënshkrimi i kontratës mes Iranit dhe kompanisë franceze Total, është bërë shkak për dështimin e amerikanëve dhe thyerjen e sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is’hak XHahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në ceremoninë e hapjes së “Muzeut të Bankës Kombëtare të Iranit” në Teheran, duke thënë se amerikanët me vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, kanë deklaruar se askush nuk ka të drejtë të investojë më shumë se 20 milionë dollarë në industrinë e naftës së Iranit, theksoi: “Nënshkrimi i kontratës mes Iranit dhe kompanisë franceze Total, shkaktoi dështimin e amerikanëve dhe sanksioneve të tyre”. Kontrata e nënshkruar me 3 korrik të vitit 2017, mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit dhe kompanisë franceze Totar ka për qëllim zgjerimin e fazës 11 të zonës naftore Parsi Jugor dhe vlera e kësaj kontrate është llogaritur 4.8 miliardë dollarë. Me zbatimin e kësaj kontrate për zhvillimin e fazës 11 të Parsit Jugor, përveç përfitimeve të tjera Irani do të shtojë edhe prodhimin e gazit me 56 milionë m3 në ditë nga kjo zonë e gazit e cila është e përbashkët mes Iranit dhe Katarit. Fusha e gazit Parsi Jugor konsiderohet burimi më i madh i gazit në botë dhe ndodhet në vijën kufitare mes Iranit dhe Katartit.

Advertisements