Breaking News

Mbrojtja e fuqishme e Mogherinit ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin

Deklaratat e shefes së diplomacisë evropiane në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe theksimi i saj në nevojën për vazhdimin e zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje nga të gjitha vendet duke përfshirë edhe Amerikën, kanë bërë jehonë të gjerë në mediat e Kinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat e Kinës të enjten duke publikuar raporte të ndryshme, i kanë dhënë një rëndësi të madhe konferencës për shtyp të shefes së diplomacisë evropiane të zhvilluar në mënyrë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Rusisë në Bruksel. Mediat e Kinës me këtë rast kanë deklaruar se Federika Mogherini ka deklaruar mbështetjen e saj të gjithanshme ndaj marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe vendeve të Grupit 5+1. Në raportet e mediave të njohura kineze duke ritransmetuar këto deklarata të znj. Mogherini, kanë thënë se marrëveshja bërthamore nuk i përket vetëm një vendi, por ajo është një traktat ndërkombëtar. Deklaratat e Mogherinit konsiderohen përgjigje e prerë ndaj disa qëndrimeve në Amerikës e cila pretendon se marrëveshja bërthamore duhet të rishikohet. Ndërkohë Vang Ji, ministri i punëve të jashtme të Kinës, gjatë deklaratave të tij, vazhdimisht ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen bërthamore dhe e ka quajtur atë një sukses shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Advertisements