Breaking News

Senati amerikan në përpjekje për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit

4 senatorë amerikanë ditën e martë në një letër drejtuar Rex Tillerson, sekretarit amerikan të shtetit, kanë kërkuar ndryshimin e tonit të tij në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Këta senatorë kanë kërkuar që Tillerson tu japë fund pohimeve të tij për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, me qëllim që senatorët të rikthejnë sanksionet kundër Iranit. Këta katër senatorë kanë pretenduar se Irani vazhdon të mbështesë terrorizmin dhe të zgjeroi teknologjinë e prodhimit të raketave balistike. Rex Tillerson, një herë në çdo 90 ditë është i detyruar që të raportojë mbi zbatimin e marrëveshjes nga ana e Iranit dhe të grupit 5+1 në Kongresin amerikan. Tillerson në raportin e tij të parë të paraqitur në muajin prill, pohoi faktin se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore. Sekretari amerikan i shtetit megjithëse pohoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, përsëriti pretendimet e Amerikës kundër Iranit dhe tha se Irani mbështet terrorizmin. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, ka nisur të zbatohet prej janarit 2016 mirëpo qeveria amerikane gjithmonë ka shkelur angazhimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Advertisements