Breaking News

Mogherini: Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk i përket një vendi të caktuar

Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk i përket vetëm një vendi të caktuar, por ajo i përket Bashkësisë Ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të martën në një konferencë për shtyp të përbashkët me Sergei Lavrov, ministrin e jashtëm të Rusisë të zhvilluar në Bruksel, deklaroi: “Ne respektojnë vendimin e Amerikës për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, mirëpo Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin”. Federika Mogherini duke iu drejtuar autoriteteve të Uashingtonit, theksoi: “Marrëveshja bërthamore me Iranin është një traktat ndërkombëtar dhe është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB”: Shefja e diplomacisë evropiane shtoi: “Bashkimi Evropian për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore po bashkëpunon me Rusinë”. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe Grupit  5+1, që nga janari i vitit 2016 ka filluar të zbatohet, mirëpo qeveria e Amerikës si një prej anëtarëve të Grupit 5+1, vazhdimisht ka sabotuar marrëveshjen bërthamore. Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, gjatë kësaj konference theksoi: “Nëse Amerika në bazë të kërkesës së Rusisë nuk kthen pasuritë diplomatike, Moska do t’i kundërpërgjigjet në mënyrë adekuate këtyre veprimeve. Megjithatë ne shpresojmë se Amerika do të respektojë zotimet e saj në lidhje me pasuritë dhe pronat diplomatike”.

Advertisements