Breaking News

Arabia Saudite më në fund lejon vajzat të bëjnë sport në shkolla

Pas shumë polemikave të krijuara, qeveria e Arabisë Saudite ka dhënë leje që vajzat të merren me aktivitete sportive në shkolla.

Faqja informative Pars Today njoftoi se Ministria e Arsimit të Arabisë Saudite ka deklaruar se që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor vajzat lejohen të zhvillojnë aktivitete sportive në shkolla. Ministria e Arsimit të Arabisë Saudite në një deklaratë ka thënë: “Planifikimi i salloneve sportive në shkolla të vajzave dhe sigurimi i arsimtarëve të edukatës fizike do të bëhet gjatë kësaj periudhe të pushimit”. Ky vendim është marrë në kohën kur Abdulaziz bin Abdullah bin Muhamed Ale Shejkh, kryemyftiu i Arabisë Saudite, në muajin mars të vitit 2008, nuk kishte lejuar organizimin e garave për vrapim të cilat ishin paraparë të organizohen nga Universiteti “Mbreti Saud” në Riad.

Advertisements