Breaking News

Tensioni i evropianëve me Turqinë

Shumë vende evropiane po mbajnë qëndrime të tensionuara me Turqinë. Gjermania prej kohës ka tensionuar marrëdhëniet me Turqinë për shkak të largimit të trupave nga baza Inxherlik dhe për shkak të mospranimit të ministrave dhe presidentit turk që të mbajë fjalime në Gjermani.

Vendi më i fundit evropian që i është kundërvënë Turqisë është Austria. Austria i ka ndaluar hyrjen në vend ministrit turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci, i cili kërkonte të merrte pjesë në tubimin e organizuar në Vjenë me rastin e përvjetorit të parë të puçit të dështuar ushtarak në Turqi. Për autoritetet austriake, prania e ministrit Zeybekci përbën rrezik për sigurinë dhe rendin publik. Ankaraja nuk ka reaguar ende mbi këtë vendim, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara prej kohësh, e Vjena e ka kritikuar hapur Turqinë për reagimin e ashpër pas tentativës për grusht shteti. Përpos kësaj, Austria nuk ka ngurruar të dalë hapur në mbështetje të ngrirjes së negociatave të saj të anëtarësimit. Në muajin mars, Austria ia ndaloi presidentit Rexhep Taip Erdogan të bërit fushatë në territorin e saj, për referendumin që do të zgjeronte pushtetin e presidentit. Javën që shkoi, për arsye të ngjashme me ato të cituara në rastin e Zeybekci, Holanda doli me deklaratën se zëvendëskryeministri turk, Tugrul Turkes, nuk është mirëpritur në atë vend. Erdogan, nga ana tjetër është ankuar se nuk e lejuan të flase publikisht në Gjermani, kur ndodhej tani për samitin e G20-s. Austria dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian kanë kritikuar fuqishëm Turqinë për veprimet e saj pas përpjekjes për grusht shteti, më 15 korrik të vitit të kaluar. Plot 50 mijë vetë kanë përfunduar prapa hekurave dhe mbi 100 mijë të tjerë janë pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gulen, të cilin e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit. Prej ditësh, në Turqi ka nisur një marshim gjigant për drejtësi. Me bluzat e bardha të zbukuruara me fjalë, marshimi më shumë se 20 ditor nga nisur nga Ankaraja në drejtim të Stambollit në këmbë. Janë plot 450 km kilometra rrugë dhe marshuesit nuk e kanë të lehtë të ecin kur temperaturat e korrikut kanë shkuar rreth 40 gradë. Lëvizja filloi kur Enis Berberoglu, deputet i opozitës nga Partia Popullore Republikane (CHP), u arrestua pas publikimit të dokumenteve zyrtare ku tregonte se qeveria turke kishte armatosur terroristët në Siri, gjë që Ankaraja zyrtare e mohon edhe pse ka video për këtë. Ai është dënuar me 25 vite burg. Por, lëvizja e fundit është bërë një kryengritje më e madhe kundër asaj që pjesëmarrësit e shohin si një erozion të demokracisë nën Presidentin Rexhep Taip Erdogan. Qindra-mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit për të finalizuar lëvizjen e nisur 25 ditë më parë nga kryeqyteti turk Ankaraja, të pagëzuar me emrin “Marshi për drejtësi”. Iniciativa u promovua nga partia kryesore opozitare kundër Presidentit Rexhep Taip Erdogan,  CHP, e udhëhequr nga Kemal Kiliçdaroglu. Tubimi u mbajt në sheshin e Maltepes, ana aziatike e metropolit mbi Bosfor, ku mijëra protestues përshëndetën me flamuj turq. Marshimi u organizua për të protestuar kundër ndalimit të një anëtari të partisë CHP, Enis Berberoglu, i dënuar me 25 vjet burg për dhënien e informacionit konfidencial për gazetën opozitës Jumhurriet. Kreu i CHP-së paralajmëroi: “Askush të mos mendojnë se ky është marshi i fundit. 9 korriku shënon ditën e rilindjes”.

Advertisements