Breaking News

Në çastin e çlirimit të Mosulit, Arabia Saudite hakon llogarinë e Al Alam në Twitter

Sauditët në një reagim të nxituar pas shpalljes zyrtare të fitores së forcave irakiane në Mosul dhe thyerjes së terroristëve të ISIS, kanë hakuar llogarinë e kanalit televiziv Twitter.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se pas publikimit dhe jehonës së gjerë të lajmeve për fitoren e forcave irakiane në Mosul dhe disfatën e rëndë të terroristëve të ISIS, hakerët e regjimit Al Saud përsëri kanë hakuar llogarinë e kanalit televiziv Al Alama në Twitter. Kjo nuk është hera e parë që sauditët tregojnë zemërimin dhe irritimin e tyre ndaj veprimtarisë mediale të kanalit televiziv Al Alam duke hakuar llogarinë e këtij kanali televiziv në rrjetet sociale, ndërsa kësaj radhe pas publikimit dhe jehonës së gjerë të lajmeve rreth fitores së forcave irakiane në Mosul dhe disfatës së madhe të terroristëve të ISIS, hakerët e regjimit Al Saud përsëri kanë hakuar llogarinë e kanalit televiziv Al Alama në Twitter. Një grup i hakërreve i quajtur “Mburoja e Mbretërisë Saudite” në llogarinë e hakuar të Al Alam në Twitter ka vendosur flamurin e Arabisë Saudite dhe fotografinë e mbretit Selman bin Abdulaziz.

Advertisements