Breaking News

Irani në vijën e parë të luftës kundër trafikimit të drogës dhe terrorizmit

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani ndodhet në vijën e parë të luftës kundër dy problemeve serioze të botës, trafikimit të drogës dhe terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e hënë në takim me Jurgen Stock, sekretari i përgjithshëm i Interpolit që u zhvillua në Teheran, deklaroi: “Trafikimi i drogës dhe terrorizmi janë kërcënime të mëdha jo vetëm për Iranin, por për të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe për të gjitha vendet e tjera të botës, prandaj lufta kundër këtyre dy kërcënimeve ka nevojë për bashkëpunime ndërkombëtare dhe për shfrytëzimin e potencialeve të Interpolit”. Z. Erakçi duke shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e afërt mes policisë së Iranit dhe Interpolit, deklaroi gatishmërinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për të ndihmuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy palëve. Nga ana e tij, Jurgen Stock, sekretari i përgjithshëm i Interpolit, në këtë takim vuri në dukje bashkëpunimet e mira dhe të afërta mes Interpolit dhe autoriteteve iraniane në luftën kundër terrorizmit dhe në luftën kundër trafikimit të drogës dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Iranit në luftën kundër krimeve ndërkombëtare dhe vlerësoi pozitivisht shfrytëzimin e eksperiencave të Iranit nga ana e Interpolit.

Advertisements