Breaking News

Ceremonia e varrimit të viktimave të Serbrenicës në Sarajevë

Ceremonia për varrimin e 71 viktimave të identifikuar së fundi nga masakra e Serbrenicës, u organizua në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo ceremoni u zhvillua të dielën në prani të Bakir Izetbegoviç, anëtar i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, zv/kryetarit e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe të Mahmud Hejdari, ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kënduan lutje dhe vendosen lule për të nderuar viktimat e masakrës së Serbrenicës. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë në një bisedë me familjet e këtyre viktimave, shprehu ngushëllimet e qeverisë dhe popullit të Iranit dhe deklaroi solidaritetin e me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kufomat e këtyre 71 viktimave të masakrës së Serbrenicës të martën do të varrosen në varrezat e fshatit Potoçari në rrethinën e këtij qyteti. Vlen të theksohet se qyteti i banuar me myslimanë Serbrenica më 11 korrik të vitit 1995 u sulmua nga forcat serbe të komanduara nga gjenerali Ratko Mladiç dhe u pushtua para syve të forcave paqeruajtëse holandeze të OKB dhe me urdhër të Mladiç u vranë dhe u masakruan në mënyrë masive mbi 8000 civilë boshnjakë myslimanë të këtij qyteti.

Advertisements