Breaking News

16 persona të vrarë nga rrëzimi i një avioni ushtarak të Amerikës

Një avion ushtarak i forcave detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rrëzuar dhe të gjithë 16 pasagjerët e tij kanë humbur jetën.

Kanali televiziv CNN njoftoi se ky avion të hënën është rrëzuar në shtetin Misisipi të SHBA dhe si pasojë janë vrarë të gjithë 16 pasagjerët që ndodheshin në këtë avionë të cilët ishin ushtarakë të forcave detare të Amerikës. Ky avionë është rrëzuar në një fermë bujqësore. Deri më tani janë gjetur 12 trupa të pajetë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me shkaqet e rrëzimit të këtij avioni ushtarak të Amerikës, akoma nuk janë publikuar detaje të tjera.

Advertisements