Breaking News

Bashkimi Evropian uron çlirimin e plotë të qytetit Mosul

Bashkimi Evropian ka uruar qeverinë e Irakut për çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva, në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane dhe Christos Stylianides, komisari për çështje humanitare i BE, në një deklaratë të përbashkët, çlirimin e plotë të qytetit Mosul e kanë quajtur “fazë përcaktuese” në rrugën e luftës kundër terrorizmit. Mogherini dhe Stylianides në këtë deklaratë kanë kërkuar nga qytetarët e Irakut që të fillojnë sa më shpejtë rindërtimin e vendit të tyre. Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Anglisë, gjithashtu, të dielën në një mesazh, ka uruar Hejdar Ebadi, kryeministrin e Irakut për çlirimin e plotë të qytetit Mosul.

Advertisements