Breaking News

Axhenda e Trump në samitin e G-20

Vladimir Putin dominon, Angela Merkel bashkoi, ndërsa Donald Trump gabon më pak se në muajin maj.

Samiti i G20-tës rrëmbeu vëmendjen botërore për nga rëndësia e temave të axhendës së tij, por kërshëria ishte e madhe edhe për sjelljen e liderëve më të spikatur pjesëmarrës. Trump ia doli të shmangë gafat; edhe zgjedhja e tij për te vizituar Poloninë, një vend që ka marre tipare të lehta autoritarizmi sipas disa eksperteve, lë vend për diskutim, por fjalimi i Presidentit amerikan në Varshavë ishte një garanci për vazhdimësinë e angazhimit të Amerikës në mbrojtjen evropiane. Diskutimet i sheh nga lart, nuk ngacmohet për luftën kundër proteksionizmit, mbetet i izoluar tek klima. Fokusi i tij, udhëheqësi tjetër i rëndësishëm, shefi i Kremlinit, të cilit i bën shume lëshime.  Për të përditshmen prestigjioze italiane Corriere Della Sera, Putin është lideri që kthehet në shtëpi nga Hamburgu me bilancin ndoshta më të mirë. Realizoi takimin ballë për ballë me Trump, të cilin mezi po e priste dhe Rusisë i ktheu përkohësisht të paktën, statusin e saj global. Marrëveshja e armëpushimit në Siri konfirmon rolin qendror të Moskës në rajon.  Mbi temën shpërthyese të ndërhyrjeve ruse në presidencialet amerikane, shefi i Shtëpisë së Bardhe i jep përfitimin e dyshimit  e mbi të gjitha, duket i gatshëm të mos e kthejë këtë çështje në një pengesë për marrëdhëniet dypalëshe.

Advertisements