Breaking News

Katari: Deklarata e Arabisë Saudite dhe aleateve të saj është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare

Një funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katari të premten në mbrëmje duke shprehur keqardhje për deklaratën e katër vendeve arabe që kanë sanksionuar Katarin, deklaroi se akuzat e Arabisë Saudite dhe aleateve të saj kundër Dohas janë të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni të premten në një deklaratë të përbashkët, pretenduan se mospranimi i kërkesave të këtyre vendeve nga ana e Katarit, tregon qëllimin e Katarit për të destabilizuar dhe për ta prishur sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme. Këto katër vende më pesë qershor 2017, më anë të deklaratave të ndara, kanë bërë të ditur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë akuzuar Katarin se nuk ndjek politikë në harmoni me vendet arabe të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Advertisements