Breaking News

Irani mbështet fuqimisht traktatin për ndalimin e armëve bërthamore

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në ANEA deklaroi se Irani është një prej viktimave të armëve të shkatërrimit në masë, prandaj theksoi mbështetjen e plotë dhe të prerë të Republikës Islamike të Iranit ndaj traktatit për ndalimin e armëve bërthamore.

Përfaqësuesit e 122 vendeve kundër armëve bërthamore në mesin e tyre edhe Irani, të premten në selinë e OKB në Nju Jork, miratuan tekstin e paktit për ndalimin e plotë të ndërtimit, testimit, prodhimit, përfitimit, posedimit, deponimit, transferimit, përdorimit dhe kërcënimit me përdorimin e armëve bërthamore në çfarëdo rrethanash. Regjimi sionist dhe të gjitha vendet që posedojnë armë bërthamore si Amerika, kanë bojkotuar votimin e këtij pakti. Reza Naxhafi gjatë një prononcimi për media pas miratimit të këtij pakti, deklaroi: “Irani fuqimisht mbështet qëllimet e këtij pakti për ndalimin e posedimit dhe shfrytëzimit ose të kërcënimit me armë bërthamore në botë”. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në ANEA në vazhdim vuri në dukje dekretin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe vlerësoi pozitivisht iniciativën e kësaj konference për të vlerësuar edhe rolin e liderëve fetarë në përpjekjet për zhdukjen e plotë të armëve bërthamore, gjë që është theksuar edhe në tekstin e këtij pakti. “Propozimi i Iranit për krijimin e rajonit të pastër nga armët bërthamore, është një prej shembujve të përpjekjeve të Iranit për mënjanimin e rrezikut të këtyre armëve në rajon të cilat i posedon vetëm regjimi sionist”,- shtoi ndër të tjera Reza Naxhafi.

Advertisements